Një 27 vjeçar pasi është shoqëruar për një konflikt familjar ku ishte i  përfshirë, ka kërcënuar në ambientet e komisariatit një polic dhe më pas ka tentuar të largohet.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Komisariatin e Policisë së Kolonjës, ku ishte i shoqëruar Elis Shkoza 27 vjeç, banues në Ersekë.

Pasi ky i fundit është futur në ambientet  e brendshme të komisariatit,  ka kundërshtuar dhe ka kanosur një punonjës policie dhe më pas ka tentuar të largohet nga komisariati.

27 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe dhunës në familje është neutralizuar menjëherë nga policia.