Kantautori Cocciante dekorohet
në Tiranë: Jam shumë i emocionua

Kantautori Cocciante dekorohet<br />në Tiranë: Jam shumë i emocionua
Tiranë - Me anë të vokalit të tij dhe këngës “Poesia”, kantautori i njohur italian Riccardo Cocciante, i cili ka mbërritur në Tiranë gjatë të premtes, ka dashur të falënderojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani, për dhënien e titullit “Naim Frashëri”. Këtë çmim kantautori i njohur italian e ka marrë me motivacionin si “një artist mbarë botëror, dhe mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore”.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fituesja e “The Voice Of Italy”, Elhaida Dabi, maestro Cocciante është përlotur ndërkohë gjatë marrjes së këtij titulli.

Riccardo Cocciante është shprehur mjaft i nderuar për marrjen e këtij titulli, si dhe ndihej mjaft i emocionuar që kishte arritur të depërtonte në zemrat e njerëzve.

“Nuk e di nëse do të mund të flas, por muzika ka qenë gjithnjë për mua gjuha primare, gjuha që vjen më parë se fjalët. Marrja sot e këtij nderimi, për mua përfaqëson shumë të them të drejtën. Gjithçka që kam bërë në jetë e kam bërë vetëm me ndershmëri, me thjeshtësi dhe duke u përpjekur t'u them disa gjëra njerëzve, dhe të mësosh se kaq shumë njerëz e kanë kuptuar këtë më emocionon pa masë”, u shpreh i emocionuar Cocciante.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë fjalës së tij u shpreh mirënjohës ndaj kantautorit italian, jo vetëm për suportin ndaj Elhaida Danit, duke qenë mentori i saj, por edhe për muzikën e mrekullueshme dhe vlerat e Cocciantës si artist.

Gjatë ditës së premte, Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani kanë qenë edhe në konferencën për shtyp të zhvilluar në ambientet e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku sërish maestro, emocionoi të pranishmit me performancën në piano të hitit të tij “Margherita”.

(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm