Kanye West është një nga reperat më të famshëm i cili njihet për deklaratat e tij të forta.  Së fundmi ai ka shokuar audiencën pasi ka rrëfyer se teksti i këngës së tij të fundit “I Thought About Killing You" është pasqyrim i mendimit të vetë reperit.

Ai pohon se ka menduar shumë herë të kryejë vetëvrasje por është penduar.  

Oh po, unë kam menduar  të bëj vetëvrasje gjatë gjithë kohës. Është gjithmonë një opsion. Por unë kam menduar të gjitha rrugët dhe nuk e bëra. Nëse nuk do të kisha menduar gjatë , atëherë me shumë mundësi do kisha dhënë fund jetës.

Kanye West