Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë, të cilët kanë përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të qetësuar kampet ”ndërluftuese”. Nga kjo përballje, raporton albinfo.com është lënduar një polic.
Gjatë ndërhyrjes së policisë për të ndarë grupet, mësohet se ata kanë treguar agresivitet ndaj tyre, duke i goditur me gurë dhe shishe.
Edhe pas qetësimit të kësaj gjendjeje, situata ka dalë sërish jahstë kontrollit në disa nga rrugët e qytetit. Një pjesë e tifozëve huliganë kanë goditur me shqelma veturat e parkuara dhe të stolisura me flamujt kombëtarë të skuadrës kundërshtare. Vetëm pas orës 12.30 policia ka mundur të qetësojë konfliktin e krijuar mes tifozëve.