Kaos në Rinas/ Drejtori i TIA-s dëbon me forcë kompanitë private nga aeroporti, vetëgjyqësi, shkel kontratat dhe injoroi epideminë, ja pse e rrëzoi gjykata

Kaos në Rinas/ Drejtori i TIA-s dëbon me forcë kompanitë private nga aeroporti, vetëgjyqësi, shkel kontratat dhe injoroi epideminë, ja pse e rrëzoi gjykata

Constantin von Alvensleben

TIRANW- Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), Constantin von Alvensleben, i emëruar në gusht të vitit 2019, ka përshkallëzuar konfliktet mes TIA-s dhe kompanive private që operojnë në aeroport, duke krijuar kaos, përplasje dhe bllokadë në Rinas, për shkak të disa akteve të dyshimta, të njëanshme dhe të rrëzuara nga gjykatat si të paligjshme. Tre ditë më parë, TIA bëri një deklaratë publike, ku shprehte shqetësimin për disa vendime gjykate në favor kompanisë A&A Group, për operimin e kafeve dhe dyqaneve në aeroport. Sipas TIA-s, gjykata po merr vendime të njëanshme dhe jo profesionale, duke bllokuar ringritjen e dyqaneve dhe bareve të reja në shërbim të pasagjerëve, si dhe duke dëmtuar klimën e biznesit. TIA me në krye Alvensleben pretendon se subjekti A&A Group po uzurpon aeroportin përmes vendimeve të gjykatave.

Po si qëndron e vërteta e këtij konflikti?

Së pari, nuk rezulton që kompania A&A Group të këtë ndonjë konflikt apo kontrate me TIA. Kjo komani për të cilën TIA pretendon në deklaratën e vet, s’ka asnjë lidhje kontraktuale me koncesionarin e aeroportit. Ndërsa Tirana International Airport (TIA) dhe shoqëria A&A Airport Shpk., pra një tjetër subjekt, kanë lidhur një kontratë për zhvillimin e aktivitetit bar restorant dhe dyqane në zonat ajrore dhe tokësore të aeroportit, konkretisht për dy dyqane dhe dy bare.

Kjo kontratë duhet të mbaronte në 30 prill të këtij viti, por kontrata e firmosur nga të dy palët ka një pikë, nenin 18, i cili parashikon shtyrjen automatikisht të afatit mbarimit, në rast të situatave emergjente dhe jashtëzakonshme, të diktuara nga forca madhore.

Neni 18 i kontratës parashikon që ‘në rast epidemie apo murtaje e cila prek ambientet e aeroportit në formë të drejtpërdrejtë apo jo, marrëveshja e koncesionit do të zgjatet për afatin e ngjarjes të forcës madhore’.

Në rastin konkret, mbarimi i kontratës mes TIA dhe A&A Airport ka përkuar me periudhën e kulmit të epidemisë covid-19. Për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare lidhur me parandalimin e përhapjes të COVID-19, A&A Airport është detyruar të mbylle të gjitha aktivitetet e saj të zhvilluara sipas marrëveshjeve të koncesionit.

Bazuar në nenin 18 të kontratës, A&A Airport i është drejtuar TIA-s me kërkesën e aplikimit të kushteve kontraktore, të cilat i japin të drejtën A&A Airport të vijoje aktivitetin për periudhën që është penguar nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Kjo kërkesë është refuzuar nga TIA, me anë të një letre që mban datën 13 prill 2020, duke injoruar detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet e koncesionit, pasojat e pandemisë covid-19, pasojat e masave kufizuese të vendosura nga autoritetet e shtetërore si dhe frymën e bashkëpunimit midis bizneseve që duhet të ekzistojë në kohëra të vështira.

Në datën 28 prill 2020, TIA i kërkon kompanisë A&A Airport që të lirojë ambientet në aeroport deri në datën 7 maj 2020. Përmes një shkrese që mban firmën e drejtorit Constantin von Alvensleben, ky i fundit njofton kompaninë A&A Airport se nuk e njeh klauzolën e forcës madhore dhe kërcënon se pas datës 7 maj TIA do t’i boshatisë vetë ambientet ku ushtronte aktivitetin tregtar A&A Airport.

Vihen në lëvizje gjykatat

Në këto rrethana, kompania A&A Airport i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesën e sigurimit të padisë, për të detyruar TIA-n për zbatimin e kontratës. Kërkesa paraprake nuk është pranuar nga gjykata, në datën 8 maj 2020. Po në këtë datë, pra në datën 8 maj 2020, A&A Airport i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkesë-padi themeli për rrëzimin e afatit të përfundimit të marrëveshjes me TIA-n për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë nga covid-19 për aktivitetin tregtar në aeroport.

Kjo kërkesë padi është aktualisht në proces shqyrtimi.

Ndërkaq, në datën 6 maj, një ditë para afatit të paralajmëruar, Constantin von Alvensleben fillon të boshatisë me ndihmën e kompanisë ‘FMS’ dyqanet dhe lokalet në Rinas. Përfaqësuesit e kompanisë A&A Airport kanë bërë menjëherë kallëzim penal në polici ndaj drejtorit të TIA Alvensleben për vetëgjyqësi dhe përdorimin e forcës për lirimin e ambienteve. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes se policisë dhe njoftimit të z. Alvenslebenit nga ana e tyre që një veprim i tillë është i dënueshëm si pas Kodit Penal, Costantin von Alvensleben dhe përfaqësuesit e TIA-s kanë vazhduar të boshatisin sërish ambientet në datën 13 maj.

Po në këtë datë, përfaqësuesit e kompanisë A&A Airport kanë bërë tjetër kallëzim penal në polici ndaj Alvensleben për vetëgjyqësi dhe dëmtim prone. Duke u ndodhur në këto kushte, për të ndaluar TIA-n në boshatisjen me forcë të dy dyqaneve dhe dy bareve, kompania A&A Airport i është drejtuar Gjykatës së Krujës, gjykate kjo kompetente pasi si selia e Tirana Airport ashtu dhe ajo e operatorit A&A Airport ndodhen ne Airportin e Rinasit. Në datën 15 maj 2020, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha ka pranuar kërkesën e &A Airport, duke urdhëruar TIA-n që të mos bëjë asnjë veprim deri kur Gjykata të shprehej me themel për zgjidhjen e konfliktit.

Arsyeja se pse kompania A&A Airport i është drejtuar fillimisht Gjykatës së Tiranës dhe më pas të Krujës, ka të bëjë me faktin se në kontratën me TIA-n kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në Gjykatën e Tiranës. Ndërkaq, mosmarrëveshjet e tjera zgjidhen në Gjykatën e Krujës, për shkak se Aeroporti i Rinasit mbulohet nga kjo gjykatë. Në këto rrethana, deklarata e TIA-s ku shpreh shqetësimin për vendimet e gjykatave dhe klimën e biznesit, duket më shumë një lëvizje taktike për të mbuluar shkaktarët e vërtetë të konfliktit.

 

 

Pika e kontratës mes TIA dhe kompanisë A&A Airport ku parashikon shtyrjen e kontratës në rast epidemie

Letra e Constantin von Alvensleben drejtuar A&A Airport ku nuk njeh pikën e kontratës për epideminë dhe kërkon lirimin e ambienteve 

Vendimi i Gjykatës së Krujës që ndalon çdo veprim të TIA-s deri kur të zgjidhet çështja në themel 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luani: 12/06/2020 11:16

    A&A e ka Gjin Gjoni, kshuqe i di mire keto marifetet e gjykatave...

    Përgjigju
  • Ilir: 12/06/2020 00:46

    Bravo Constantin! Ja bere shume mire, uroj te dalesh fitues!

    Përgjigju
    • Toptani: 17/06/2020 15:34

      Fitues do dale Alvensleben me urdhera edhe presione qe ben ndaj stafit. Por se di per sa gjate. Veshtire shume e ka me gjithe keto mashtrime e shkelje...

    • Shqip: 12/06/2020 09:24

      BIG BRAVO thuaj. Mos ti vere BE dhe nje kusht tjeter ketyre qelbesirave te pushtetit e te gjykatave qe hane ne nje poc. Jane mesuar vetem te manipulojne dhe shfrytezojne individet dhe bizneset e vogla, nuk e kuptojne qe kompanite e mdhaja i hedhin ne gjyq nderkombetare se kane kapacitete e profesionalizem e i marrin Mln $, si Beghetti. Problemi qendron se gjobat i paguajme prap ne dhe shteti ben me gjasme si gjithmone. Rikujtoni koncensionarin. Same shit different days.

  • Toni: 11/06/2020 17:49

    Si nuk e kane arrestuar akoma me gjithe ato afera brenda 9 muajsh, nuk zbatoi masat anti-covid, kercenoi kompanite te hapnin bizneset ne Rinas gjate epidemise, ka bere vetegjyqesi dhe po manipulon tenderin per bizneset ne rinas

    Përgjigju
  • Eri: 11/06/2020 17:45

    Pyeteni pak kete sa e ka rrogen dhe dietat, ia kalon disa here Ardian Fullanit

    Përgjigju
  • Byroja: 11/06/2020 17:44

    Ky eshte grup me Elton Haxhin dhe Gjin Gjonin, komandohet dhe ndan parate me ata

    Përgjigju
  • sapa: 11/06/2020 17:12

    Ka tridhjete vjet qe ne shqiperi blejne vetem vendime gjykatash dhe i ashtuquajturi shtet eshte vetem ne leter.Kete e di shume mire gjermani por ska shanse kunder ketij populli kampjon te korruptuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës