Kaos, PD-së i ikin të kandiduarit
për deputetë, Guri e ÇobajRamiz Çobaj:Listat pa konsultuar, u futa pa dijeni

Kaos, PD-së i ikin të kandiduarit<br />për deputetë, Guri e ÇobajRamiz Çobaj:Listat pa konsultuar, u futa pa dijeni
TIRANE-Pas ‘shpërthimit’ të deputetëve të përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë që Basha hartoi, duket se ka humbur qetësia në PD.

Pas Bregut, Patozit, duket se dhe baza është rebeluar mbi listat që konsiderohen të pakonsultuara me bazën. Kjo u reflektua me largimet e 2 kandidatëve për deputetë, si dhe debati që po zien në Shkodër e Elbasan, ku strukturat ndihen të papërfaqësuara në këto lista.

Dy kandidatë të propozuar nga Partia demokratike për deputetë kanë lënë garën pa e nisur fare atë.

Të radhitur në fund të listave të kandidatëve, Sazan Guri i pesti në listën e kandidatëve për deputetë për Beratin e Ramiz Çobaj për Shkodrën, i teti në listën e PD, largohen duke i hapur punë strukturave për të zgjedhur emra të tjerë në vend të tyre.

Guri e Çobaj flasin për Report Tv e Shqiptarja.com.

Guri shprehet se, del nga gara pasi nuk sheh respekt të klasës politike ndaj asaj akademike.
“Renditjet nuk përkojnë me hierarkinë e vlerave”, tha Guri.

Kurse Çobaj vuri në dukje se listat ishin të pakonsultuara me bazën dhe se ai si kryetar i PD nuk është pyetur mbi emrat e futur në to, madje as të tijin.

Kjo është goditja e parë që vjen nga Shkodra për PD-në, pas publikimit të listës së paraqitur ku vihej re mungesa edhe i emrit të ish-nënkryetarës së PD-së dhe ish-kryetarës së parlamentit Jozefina Topalli.

Guri: I fyer me renditjen në listë, isha nga fundi
Sazan Guri është një emër i njohur për kontributin që ka dhënë në çështjet që i përkasin ambjentit.
Deri ditën e djeshme, emri i Gurit ishte në listën e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet në qarkun e Beratit, por sot terhiqet, duke e çuar në një kandidat mangët listën e PD në Berat.

"Dola nga gara se nuk shoh respekt të klasës politike ndaj asaj akademike. Renditjet nuk përkojnë me hierarkinë e vlerave". Kështu u shpreh, Sazan Guri për Report Tv duke treguar dhe arsyet pse pranoi të përfshihej në listat e kandidatëve për PD.

Unë vendimin e mora se prej 15 vitesh luftoj jashtë parlamentit për ligje që kërkojnë energji e Shoqërinë Civile, mendova se shikoja që padija dhe jo dituria shoqëronte parlamentaratë tanë. Që më  rastin e Velierës shihja sesi politika ishte e kapur nga biznesmenë e injorantë dhe mendova pse mos të isha pjesë e lojës. Zgjodha partinë Agrare, për fermerët e pambrojtur. Për mua nuk kishre rëndësi me kë bëhesha, me PD apo me PS, por doja ligje të mira për parlamentin”.

Pyetjes se në renditje ishte i pesti dhe a ishte kjo arsyeja e largimit, Guri tha se, ‘pa dyshim që kjo ishte’.
“Ka rëndësi renditja, si nuk ka rëndësi sepse unë kam natyrë pozitive dhe me origjinë nga Berati e dhëndër nga fsahti i gruas ku kandidoja , dhe person pozitiv mund të sillja një prurje të re në parlament, por nuk pranoja dot pozicion kaq larg reales. Por dua t’u them që të mësohen politikanët që se pa pjesën e Shoqërisë Civile nuk ecet para kështu”.

Edhe me anë të një shkrimi në Facebook, Sazan Guri njoftoi se tërhiqet zyrtarisht nga kandidatura, duke e çuar në një kandidat mangët listën e PD në Berat.

Reagimi i plotë i Sazan Gurit:
 
Miq dhe dashamires, Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s’keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda.
Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes.
Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin.
Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare!


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet