Klubi i Barcelonës po kalon momentin më të vështirë të paktën në dekadën e fundit. Kjo jo vetëm për shkak të rezultateve, por edhe për shumë çështje të tjera. E para ka të bëjë me përplasjen publike mes kapitenit Lionel Messi dhe Eric Abidal, ish-futbollistit të katalansve që tani mban rolin e drejtorit sportive.
Abidal së fundmi për mediat spanjolle deklaroi se disa futbollistë nuk stërviteshin dhe neglizhonin nën drejtimin e Ernesto Valverde-s. Këto fjalë janë kundërshtuar publikisht nga Messi, i cili në rrjetet sociale shkruajti se drejtuesit nuk po bëjnë detyrat e tyre, duke shigjetuar drejtorin sportiv.
Tani mediat në Spanjë kanë hedhur hipotezën se Messi mund të largohet. Këtë mundësi e favorizon edhe klauzola, e cila saktëson se vitin e parafundit të kontratës me klubin katalanas Messi mund të largohet me parametra zero.
Në ‘Camp Nou’ në diksutim janë vënë edhe kredencialet e presidentit Bartomeu. Së bashku me Abidal ai ka dështuar të afrojë futbollistë cilësorë në merkato, ndërsa një minus i madh ishte edhe deklarat publike për afrimin e Xavi-t si trajner, që më pas u mundua ta mohonte.
Si për presidentin Bartomeu dhe Abidal ka arsye të tjera përse situata paraqitet e rënduar. Drejtuesit nuk mundën të afronin asnjë sulmues për të zëvendësuar Suarezi-n e dëmtuar, ndërkohë që as dëshira e Messi-t për të tentuar Neymar nuk u realizua. Gjithashtu akoma më të zymtë panoramën e bën dëmtimi i Dembele-s, që të hënën u detyrua të largohet nga stërvitja.
Edhe pse për francezin janë paguar 120 mln euro në verën e vitit 2018, deri më tani mëngjarashi ka luajtur vetëm 10 ndeshje të plota.