Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i ftuar në Report Tv ka komentuar skenarët e opozitës për bllokimin e seancës plenare, si edhe dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Krapanço, Baçi thotë se secili prej deputetëve të PD ka djegur karrigen e vet dhe paralajmëron skenarë të tjerë dhune në Kuvend.
Sa i takon kallëzimit të opozitës ndaj 74 deputetëve të PS në SPAK për çështjen ‘Xhaçka’, Baçi thotë se nuk ishte hakmarrje. Sipas tij, deputetët e PS kanë kryer vepër penale pasi kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese duke mos dërguar për verifikim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, të cilën opozita e akuzon për konflikt interesi.
“S’ka qenë hakmarrje, por e diskutuar javë më parë në PD. Nuk është bërë si kundërpërgjigje se na çuan ne në SPAK, çuarja jonë në SPAK se u vëmë zjarrin karrigeve tona, s’duhet të tërhiqemi. Secili për ne merr përsipër që karrigen e vet e ka djegur vetë. Është një formë protestë që e bëjnë deputetët e opozitës, do ta bëjmë edhe më keq se kaq për gjendjen ku është katandis ai parlament.
Deputetët e mazhorancës kanë kryer vepër penale, kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë votuar kundër. SPAK këtu do tregojë profesionalizmin tyre që janë të frikësuar apo varur nga Rama. Nëse do ketë drejtësi të pavarur dhe nëse SPAK do bëjë detyrën s’ka nevojë të merret me hetim të çështjes, se ka para nga Gjykata Kushtetuese që ka thënë shprehimisht kanë shkelur kushtetutën, nuk e kanë çuar mandatin në Kushtetuese”, tha Baçi.
Sa i takon dënimit të Salianjit, Baçi tha se është një vendim politik, ndërsa foli edhe për skenarin e protestës së 8 tetorit.
“Burgosja e Salianjit ishte një shkak që të reagonim ashpër, se është në vazhdën e goditjeve të opozitës. Janë në vazhdën e goditjeve që i bëhen PD, nuk është thjesht për Salianjin dhe Berishën.
PD kur vendos të bëjë protestë mbarëkombëtare, përveçse a një shkak, ka edhe metodat e marrjes së mendimit të qytetarëve dhe bazës. S’ka fjalime, s’ka podium, do mblidhen qytetarët të shprehin revoltën e tyre. Kjo është një kërkesë e vetë popullit opozitar. Kjo është një risi në protestë, një protestë e fuqishme, paqësore, që të tregojë forcën e qytetarëve dhe opozitës”, tha Baçi.
Gazetari Flogert Muça thotë se djegia e karrigeve në Kuvend ishte një paralajmërim i PD për ndërkombëtarët dhe drejtësinë.
“Ishte paralajmërim për ti thënë ndërkombëtarëve dhe Gjykatës se nëse i vëmë flakën karrigeve për Salianjin, mendo se ç’mund të bëjmë për doktorin”, tha Muça.
Deputeti i PD, Luan Baçi dhe gazetari Lavdrim Lita kanë debatuar në emisionin Frontline në Report Tv lidhur me drejtësinë. Baçi hodhi akuza se kryeministri Rama përdor drejtësinë për të goditur opozitën dhe dënoi Ervin Salainjin, ndërsa Lita i kujtoi që e njëjta trupë gjykuese e Apelit që dënoi Salianjin i dha vulën Berishës.
Baçi: PS po e përdor si kamxhik SPAK, kundër PD. E përdor kundër PD, kundër deputetëve të PD, kundër opozitës në tërësi. Rama dhe kjo mazhorancë duke mos pasur më alternative duke qenë të korruptuar në shkallën më të lartë, e vetmja shpresë është si të godasin opozitën. Nuk e kap dot me pas pastrimit të saj, është ngritur opozita në nivelin e duhur.
Lita: keni 70% të drejtuesve politikë të Lulzim Bashës. Këto janë retorika. Thuaj ca të vërteta, janë kolegët e tu. SPAK nuk po sulmon vetëm opozitën, ke Dakon, ke Kokën.
Baçi: Ata emra që ju më përdorini, SPAK s’ka çfarë të bëjë se ata e kanë sheshit vjedhjen. Me opozitën po merren me Berishën, për një vendim kolektiv. Sulmon vetëm opozitën. Drejtësia dënon Salianjin se ka bërë një denoncim publik, kjo është lufta dhe goditjet që i bën Rama opozitës nëpërmjet kësaj trupe gjykuese.
Lita: E njëjta trupe gjykuese u dha vulën.
o Luan Po kush po pyet per ju. ti shiko te shesesh ate rrip toke qe zure te patentat ne Fier se nuk po e shet dot se nuk ta merr kush se aq ingushte esht pa jo 10 karrige po sikur 100 te digjni Shqiperine se digjni dot me se koha juaj ka pernduar Bashke me plakun Mere e rri maje dritares,
PërgjigjuBaçi eshte faktor vendimtar i demokracise degjojeni mire kete copen e mutit... Turp ku u katandis PD qe une si 18 vjecar i asaj kohe e votova sepse besova ne demokraci.
Përgjigju