Ditën e Sekretariati i Etikës do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe për përjashtimin me nga 60 ditë të 6 deputetëve të tjerë demokratë, Bledion Nallbatit, Blendi Himçit, Xhelal Mziut, Albana Vokshit, Ivi Kasos dhe Klodiana Çapjas.
Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”.
Për të 6 të tjerët, kërkesa e PS erdhi pasi ata ndezën flakadanë dhe hodhën sende të ndryshme drejt Këshillit të Ministrave e kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”.
Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.








Komente
Komento