Ditën e Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe me nga 60 ditë të 5 deputetë të tjerë demokratë, Bledion Nallbatin, Blendi Himçin, Xhelal Mziun, Albana Vokshin dhe Ivi Kason. Ndërsa Klodiana Çapja, për të cilën PS kishte kërkuar përjashtimin me 60 ditë, 'u fal' nga Komisioni i Etikës.
Për Berishën, socialistët argumentuan se gjatë seancës së djeshme plenare “përdori një fjalor jo parlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen”.
Për të 6 të tjerët, kërkesa e PS erdhi pasi ata ndezën flakadanë dhe hodhën sende të ndryshme drejt Këshillit të Ministrave e kreut të Kuvendit, veprime qe “u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse”.
Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.
Lajm në përditësim...
-
Ajo bande politike qe jane gjasme parlamentar as ma pak e as me shume,ata jane sherbetor besnik te padronit Berisha e familjes se tij taman " vagabonda politik" te dhuneshem e llapaqenj.Besoj se kjo "specie politike" nuk duhet te lejohet te prishen seancat parlamentare,duhen nxjerrun jashte nga kuvendi
Përgjigju









Komente
Komento