Kaosi i Rithemelimit, Burimi: Do ketë kosto politike për Ramën! Meçe: Berisha do rrëmujë sepse s’ka forcë për të destabilizuar vendin! Pa mbështetje ndërkombëtare

Grupi i Rithemelimit me në krye Sali Berishën grumbulluan karriget në Kuvend duke mos lejuar socialistët të ulen ndërsa hodhën tymuese në sallë duke bllokuar edhe këtë të enjte bllokimin e diskutimeve në seancë plenare.

I ftuar në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn, analisti Genc Burimi u shpreh se kjo situatë do të ketë kosto politike për Ramën.

“Nëse opozita do të fitojë në kaosin e saj, hapjen e komisioneve hetimore, dhe një karrige për opozitën Berisha Meta në komisionin e reformës zgjedhore. Sado të këqinj të jenë janë një forcë që duhet të marrin pjesë në diskutimin normal. Kjo situatë do të ketë kosto politike për Ramën. Rama do tërhiqet. Rama u tërhoq nga një pikë e rëndësishme nga amnistia fiskale. Di ky njeri të tërhiqet kur i bëjnë presion. Ndërkombëtar”

Nga ana tjetër Arben Meçe, deklaroi se aktet e Rithemelimit në Kuvend janë të dënueshme. Për sa kohë grupi i Berishës nuk është grup parlamentar sipas Meçes nuk i merr dot të drejtat që kërkon, siç janë ngritja e komisioneve hetimore. Të gjithë këtë kaos Berisha sipas tij e organizon sepse nuk ka më fuqi të kërcënojë me destabilitetin e vendit siç bënte dikur pasi tani është një politikan që s’ka mbështetje ndërkombëtare.

“ Aktet e Rithemelimit në Kuvend të dënueshme. Sot grupi i Berishës në parlament janë thjesht individë deputetë dhe jo grup parlamentar. Për sa kohë nuk është grup parlamentar nuk fiton dot asnjë nga këto të drejtat që kërkon. Nuk i fitojnë se nuk janë grup parlamentar. Grup parlamentar është vetëm grupi i Bashës”, tha Meçe.

“ 25% thotë kushtetuta e deputetëve kanë të drejtë të krijojnë nga grup parlamentar”, reagoi Burimi.

“ S’po flas për këtë o Burim. Po flas për anëtarin e komisionit zgjedhor", tha Meçe.

“Sot fliste Berisha dirigjonte Berisha. Pse e do rrëmujën Berisha? Sepse është shumë interesante përgjigjja e kësaj pyetje. Janë dy arsye. Berisha gjithmonë fitoret i ka marrë në tavolinë duke kërcënuar. Edhe PD e mori në tavolinë. Edhe sot kërkon të marrë fitoren në tavolinë. Nëse deri dje gjithë lëvizjet e Berishës kërcënonte me destabilizim të Shqipërisë, sepse kishte influencë përtej kufirit dhe ishte i rrezikshëm në destabilitetin e Shqipërisë. Sot Berisha s’ka forcë për të bërë destabilizim, s’ka aleatë në Perëndim”, shtoi Meçe.

Në debat mes tyre dy analistët kishin qasje të ndryshme për grupin e Berishës. Meçe tha se ish-kryeministri nuk ka forcë politike.

“Jemi sot në një situatë kompromisi. Në këtë kompromis europianët bëjnë një analizë juridike dhe logjike. Duhet reformë zgjedhore sipas progres raportit. Këtu një shpirt kartezian s’mund ta logjikojë që një forcë politike që mund ta quash Berishë Metë që është forca e parë politike në opozitë, e vetmja forcë që denoncoi parregullsi në 14 maj. Dhe kjo forcë të pengohet nga pjesëmarrja në reformën zgjedhore. Duhet një komision gjithëpërfshirës. Do të thotë duhet kompromis. Çfarë i kushton Ramës që janë dy karrige dhe të shtohet edhe një karrige e 3-të e Bylykbashit për komisionin për Reformën Zgjedhore”, tha Burimi.

“Kush është forca politike zotëri. Berisha nuk është forcë politike sepse në fushatë nuk u njoh si subjekt. Gjatë gjithë kohës po them o Berishë nuk je ti si individ forcë politike. Forca politike mbi të gjitha duhet të kalojë në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Meçe.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja