Kaosi i Rithemelimit, Murati për Report Tv: Nuk arrijnë dot me forcë ngritjen e Komisioneve! Greqia kërcënon për Belerin? S’i urdhëron dot Rama gjykatat që të lirohet

Analisti Erl Murati ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë. Në një intervistë për Report Tv, Murati u ndal edhe tek çështja Beleri, për të cilën sipas mediave greke Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për integrimin në BE. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Murati tha se çështja Beleri i përket drejtësisë dhe se qeveria nuk munda të ndërhyjë për të urdhëruar gjykatat që të lirojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

“Kemi një paralajmërim nga Greqia që vjen jo në kanal zyrtar, kemi raportime. Mbetet për tu parë kur të ketë shkëmbime zyrtare apo nga pikëpamja institucionale se sa Greqia mund të bllokojë procesin e integrimit. Greqia është vend anëtar i BE, ka të drejtën e vetos, por kemi të bëjmë me një proces të gjatë të Shqipërisë dhe marrëdhënie komplekse që fillimisht zhvillohet me Bruksel. Kjo është një çështje që i përket drejtësisë shqiptare. Nuk njoh një mënyrë se si qeveria të mund të ndërhyjë dhe të urdhërojë të gjitha gjykatat që ta lirojnë. Sa i përket marrëdhënieve politike, Shqipëria ka qenë korrekte me Greqinë”, tha Murati.

Për kaosin që Rithemelimi po shkakton në Kuvend, analisti Murati thotë se nuk mund të marrin me forcë ngritjen e Komisioneve Hetimore, por duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Grevat e urisë nuk janë fenomen që s’kanë ndodhur më parë në Shqipëri. Meta ka hyrë në grevë. Nga kjo pikëpamje nuk e di sa mund të funksionojnë për të arritur qëllimin e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Është e drejtë që garantohet nga kushtetuta, por ka një rrugë institucionale kushtetuese, nuk janë rrëzimi i karrigeve, tymueset apo greva e urisë mënyra se si opozita duhet ta fitojë këtë të drejtë. Dyshohej që do t’ia dalë se me forcë që ta rrijë qëllimin për ngritjen e komisioneve hetimore”, u shpreh Murati në Report Tv.

Sa i takon drejtësisë, Murati thotë se duhet të çojë para çështjen ‘Partizani’.

Topi është në fushën e SPAK. Berisha edhe para se të ngrihej akuza kundër tij, SPAK e quante SKAP. Nga ana tjetër ky proces duhet të eci para pavarësisht pengesave procedurale. Kemi një ish-kryeministër të dyshuar për veprën e penale të korrupsionit. S’duhet të ketë me pengesa procedurale. Shpresoj që SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e saj dhe të japë verdiktin”, përfundoi Murati.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve