Kaosi në Kuvend/ Lapardhaja në Report Tv: Berishën nuk po e ndjek më njeri! Deputetët që i janë bashkuar kanë halle personale

Prej kohësh, duket se produkti i vetëm i opozitës dhe kryesisht Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, është kaosi në Parlamentin e Shqipërisë.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri’ me Nertil Agalliun në Report Tv, analisti Namir Lapardhaja u shpreh se pamje të tilla janë zhgënjim për qytetarët, të cilët presin që të zgjedhurit e tyre të ngrenë zërin për problematikat që has vendi dhe jo vetëm për interesat personale.

“Është një shfaqje teatrale, të cilën fatkeqësisht shqiptarët po e ndjekin prej disa kohësh, Është një shfaqje që qoftë ai që  e inspiron, qoftë ai që kishte hipur në tavolinën e Parlamentit, atje ku deputetët duhet të flasin, shprehin hallet e tyre që kanë me drejtësinë, hallet e tyre penale.

Qytetarët shqiptarë presin nga politikbërësit e tyre që të përfaqësojnë interesat e tyre. Sot ishte seanca më e rëndësishme e vitit, ishte seanca e kalimit të buxhetit dhe një shfaqje e tillë, një teatër, nuk i shërben as demokratëve, sa qytetarëve shqiptarë, nuk i shërben askujt, nuk i shërben interesit publik”,- është shprehur Lapardhaja.

Lapardhaja shtoi se deklaratat e Berishës së po avancon në përballjen me kryeministrin Edi Rama janë një “vrimë në ujë”, pasi sipas tij demokratët dhe votuesit në përgjithësi, po e braktisin ish-kryeministrin çdo ditë e më shumë.

“Nga njëra anë Berisha thotë se unë po e realizoj revolucionin, nga njëra Berisha thotë që po marshoj drejt përballjes finale me Edi Ramën, por që nuk ka më as njerëz, nuk ka më as qytetarë, nuk ka më as demokratë. Edhe vetë deputetët e Rithemelimit nuk janë më entuziastë dhe nuk e ndjekin siç e kanë ndjekur më para në marrëzinë e tij”,- deklaroi analisti.

Ndër të tjera, Lapardhaja tha se të gjithë parlamentarët që ndjekin Berishën ndihen të frikësuar nga drejtësia, po ashtu si vetë ish-kryeministri.

“Ata qëllimisht kanë devijuar rrugën, kanë devijuar misionin, kanë devijuar aksionin politik, nga atë që duhet të bënin në atë që nuk duan të bënin. Në gjitha lëvizjet e Sali Berishës por edhe të atyre deputetëve që e ndjekin nga mbrapa, ajo që duket në pamje të parë është një gjë, dhe ajo që fshehin pas asaj që bëjnë është diçka tjetër. Deputeti që kishte hipur sot në tryezën e Parlamentit, zoti Salianji, ka një çështje penale, është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe gjyqi i Apelit mjafton të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, zoti Salianji e humbet mandatin e deputetit, zoti Salianji vete në burg. Pra nuk është vetëm zoti Salianji, por janë dhe deputetë të tjerë. Të gjithë deputetët që i janë bashkuar Sali Berishës të gjithë kanë nga një hall personal. Sali Berishës i konvergon kjo sepse ai është hallexhiu më i madh në atë grupim”- tha Lapardhaja.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja