Skenari i Rithemelimit për të ndaluar punën e Kuvendit, doli jashtë kontrollit, kur deputetët e opozitës u përplasën mes njëri-tjetrit në Komision parlamentar. Deputeti Dashnor Sula ofendoi dhe goditi kolegun e PD zyrtare Kreshnik Çollakun, sepse merrte pjesë në Komision e ndërsa Çollaku paralajmëroi padi penale ndërsa Sula e quajti provokim.
Në një intervistë për Report Tv nënkryetari i PD-së Roland Bejko e quan zgjatim i 8 janarit kur demokratët u kacafyutën pë të marrë selinë
“Është tregues i realitetit konfliktual brenda PD-së. Deputetët sa në njërin krah në tjetrin manifestojnë krizë identiteti. Me kthimin e zotit Berisha PD ka kaluar në një proces konfliktual. Mu duk si zgjatimi i 8 janarit të vitit të kaluar kur demokratët u kacafytën pas thirrjes së Berishës për të pushtuar selinë. E pasi selinë e pushtuan Berisha ka marrë një grup tjetër të PD-së e mundohet të bëjë parlamentin disfunksional për hallin e Berishës. Nuk kam drojë ta them. Aty nuk ka politikë ka parapolitikë” thotë ai për emisionin “Sot Live në Shqipëri”
Bejko analizon se në këtë incursion Berisha po ndihmohet dhe nga Rama.
“Në këtë inkursion që ka ndërmarrë tani është ndihmuar nga Rama sepse krijon premisa që zoti Berisha të krijojë konfliktin mbi të cilin përpiqet të ndërtojë narrativën e tij për të ekzistuar dhe shmangur drejtësisë. Sot është në kuvend dhe jo në rrugë sepse ka ndjerë braktisjen që i kanë bërë ndjekësit e tij dhe I kanë ngelur vetëm një grup besnikësh që e dinë që Berisha nuk ka prespektivë por kanë vendosur që të shkojnë me të në varrin politik” thotë ai për gazetarin Nertil Agalliu
PD është kundër vendimit të maxhorancës për mos ngritjen e komisioneve hetimore parlamnetare por është i bindur se kjo nuk zgjidhet duke u kacavjerrë si majmunë.
“PD nuk mund ti bashkohet kacavirrjeve prej majmuni politik në muret e Kuvendit dhe as ndezjes së flakadanëve si gavroshët e revolucionit francez, por PD vepron institucionalisht. Kjo është që na bën të ndahemi nga Berishizmi, i cili nuk është asgjë më shumë e as më pak se konfliktualizmi. PD është prezente me nismat e saj”
Deputetët e opozitës, përjashtuar ata që mbështesin Lulzim Bashën prej disa javësh po bllokojnë punimet e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, duke kërkuar Komisione Hetimore, përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe përgjigje për kryetarin e grupit parlamentar të PD.