Kaosi në prokurori/ ‘Rebelët’ dorëzojnë 90 dosjet, zbulohet drejtori i ri që do i hetojë

Kaosi në prokurori/ ‘Rebelët’ dorëzojnë 90 dosjet, zbulohet drejtori i ri që do i hetojë

Adnan Xholi

TIRANE-Report Tv mëson se pas largimit të Sokol Stojanit nga detyra e drejtorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme vendin e tij e ka zënë Adnan Xholi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se prej tre ditësh Xholi ka marrë frenat e kësaj drejtorie. Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se lirimi i Stojanit nuk ka lidhje me kundërshtimin e tij për të hetuar prokurorët e Krimeve të Rënda pas masave të ndërmarrë nga Arta Marku, data e lirimit të tij përkoi me kaosin në prokurori që shkaktoi dosja Shullazi.

Tashmë Xholi do të hetojë prokurorët ‘rebelë’ që kundërshtuan shortin për dosjen Shullazi. Nga 10 prokurorët që u mor masa e hetimit disiplinor, 3 u transferuan; Olsian Çela në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Sipas burimeve të Report Tv, tre prokurorët po dorëzojnë dosjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që kishin në hetim, të cilat më pas do të kalojnë te kolegët e tyre përmes shortit. Tre prokurorët që u transferuan kishin gati 90 dosje që po hetonin te Krimet e Rënda. Përsa i përket hetimit disiplinor apo transferimit ata ende nuk kanë depozituar asnjë ankesë, ndërsa kanë 30 ditë afat edhe pse prokuroria thotë se është i ligjshëm. Ndër cështjet sensitive që po hetonin prokurorët, ishte ajo e dosjes Habilajt, teksa njëri nga pesë prokurorët ishte Besim Bajdarmataj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja