TIRANË- Trembëdhjetë deputetë të opozitës, protagonistët kryesorë të aksionit të koasit për më shumë se 2 muaj në parlament, nuk do të jenë pjesë e seancës së të enjtes, (14 dhjetor 2023) kur socialistët do të miratojnë marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Pas Sali Berishës, Gazment Bardhit dhe 4 të besuarve të tyre, këtë të hënë me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës, përjashtoi edhe 7 deputetë të tjerë.
Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çela, Xhelal Mziu, e Luan Baçi u përjashtuan me 10 ditë, pasi udhëhoqën kaosin javën e kaluar, kur parlamenti votonte buxhetin mes tymueseve e kapsollave.
“Sapo hynë në sallën e seancës plenare deputetët kanë tentuar ta shkatërrojnë atë. Ata kanë marrë karriget dhe i kanë hedhur me forcë me qëllim bllokimin e foltores duke dëmtuar ekranin ku shfaqet rendi i ditës. Deputetët janë konfliktuar fizikisht, duke shtyrë dhe goditur me karrige punonjësit e Gardës. Me fillimin e seancës plenare, deputetët përdorën flakadanë dhe kapsolla” thuhet në kërkesën e PS-së
Bashkë me 7 deputetët e përjashtuar këtë të hënë, për Gazment Bardhin Sali Berishën, Edi Palokën, Elda Hotin Flamur Nokën e Albana Vokshin në fuqi është përjashtimi i një jave më parë, i cili nuk lejon as në këtë seancë të jenë pjesë pasi ndëshkimi për ta, përfundon më 16 dhjetor.
Për grupin e deputetëve të dhunës, policia ka dërguar në SPAK padi, duke bërë që aksioni i tyre në parlament t’u rrezikojë deri në 5 vite burg.
Kërkesa është bërë për Ervin Salianjin, i cili ishte ai që udhëhoqi kaosin në kuvend, në mungesë të Bardhit dhe Bersishës, po ashtu të përjashtuar. Ndërkohë, PS kërkon përjashtimin edhe të Bledion Nallbatit, Asllan Dogjanit, Lefter Gështenjës, Isuf Çelajt, Luan Baçit e Xhelal Mziut.
Për herë të parë në histori, buxheti u miratua në seancën e 7 dhjetorit në më pak se 8 minuta seancë., për shkak të kaosit të krijuar, ku përveç tymueseve, deputetët plasën edhe kapsolla, ndërsa mblodhën sërish karriget pirg në foltore.
1- Ervin Salianji
2- Bledion Nallbati
3- Asllan Dogjani
4- Lefter Gështenja
5- Isuf Çelaj
6- Luan Baçi
7- Xhelal Mziu
Deputetët e PS që kanë firmosur për të kërkuar masë disiplinore janë
1- Anduel Tahiraj
2- Ilir Metaj
3- Baftjar Zeqaj
4- Hatixhe Konomi
5- Antoneta Dhima
6- Pranvera Resulaj
7- Desantila Tahiraj
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seanca plenare për 7 deputetë të grupit Bardhi e Berisha.
Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit dhe dhunës që ushtruan në seancën e fundit plenare ku hodhën edhe kapsolla e tymuese si dhe u përplasën me punonjësit e Gardës.
Deputetët e përjashtuar:
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu
PS ka kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit, Luan Baçit, Asllan Dogjanit, Bledion Nallbatit, Lefter Gështenjës, Isuf Çelës e Xhelal Mziut, pasi seancën e shkuar hodhën tymuese e kapsolla në parlament.
Në dokumentin që i është dërguar sekretaritit të procedurave votimit dhe etikës dhe që dispozon Report Tv vihen në dukje dhe veprimet që kryen në sallë deputetët.
“Prej më shumë se dy muaj deputetët e opozitës me sjelljet e tyre kanë cënuar zhvillimin e rregullt të seancave plenare, duke qenë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Të njëjtat skenare bllokimi deputetë të caktuar të opozitës kanë përdorur dhe në seancën plenare të datës 7 dhjetor 2023. Seancë dedikuar votimit nen për nen dhe në tërësi të Buxhetit të vitit 2024 dhe Paketes Fiskale.Deputetët Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Geshtenja, Isuf Çela. Xhelal Mziu, sapo hynë në sallën e seancës plenare kanë tentuar për ta shkatërruar atë. Ata kanë marrë karriget nga vendet përkatëse dhe i kanë hedhur me forcë me qëllim bllokimin e foltores duke dëmtuar ekranin ku shfaqet rendi i ditës.
Deputetët janë konfliktuar fizikisht, duke shtyrë dhe goditur me karrige punonjësit e Gardës, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre për të siguruar rend dhe qetësi në sallën e Parlamentit.
Me fillimin e seancës plenare, deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Ervin Salianji përdorën mjete piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) të ndihmuar dhe nga deputeti Luan Baçi i cili mbante me vete disa flakadanë. Veprimet e deputetëve penguan zhvillimin e rregullt të rendit të ditës duke detyruar drejtuesen e seancës të kalojë në procesin e votimit" shkruhet në kërkesën e PS-së
1- Ervin Salianj
2- Luan Baçi
3- Bledjon Nallbati
4- Asllan Dogjani
5- Isuf Çela
6- Lefter Geshtenja
7- Xhelal Mziu
1- Anduel Tahiraj
2- Ilir Metaj
3- Baftjar Zeqaj
4- Hatixhe Konomi
5- Antoneta Dhima
6- Pranvera Resulaj
7- Desantila Tahiraj