PS ka kërkuar përjashtimin e Ervin Salianjit, Luan Baçit, Asllan Dogjanit, Bledion Nallbatit, Lefter Gështenjës, Isuf Çelës e Xhelal Mziut, pasi seancën e shkuar hodhën tymuese e kapsolla në parlament.
Në dokumentin që i është dërguar sekretaritit të procedurave votimit dhe etikës dhe që dispozon Report Tv vihen në dukje dhe veprimet që kryen në sallë deputetët.
“Prej më shumë se dy muaj deputetët e opozitës me sjelljet e tyre kanë cënuar zhvillimin e rregullt të seancave plenare, duke qenë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Të njëjtat skenare bllokimi deputetë të caktuar të opozitës kanë përdorur dhe në seancën plenare të datës 7 dhjetor 2023. Seancë dedikuar votimit nen për nen dhe në tërësi të Buxhetit të vitit 2024 dhe Paketes Fiskale.
Deputetët Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Geshtenja, Isuf Çela. Xhelal Mziu, sapo hynë në sallën e seancës plenare kanë tentuar për ta shkatërruar atë. Ata kanë marrë karriget nga vendet përkatëse dhe i kanë hedhur me forcë me qëllim bllokimin e foltores duke dëmtuar ekranin ku shfaqet rendi i ditës.
Deputetët janë konfliktuar fizikisht, duke shtyrë dhe goditur me karrige punonjësit e Gardës, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre për të siguruar rend dhe qetësi në sallën e Parlamentit.
Me fillimin e seancës plenare, deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Ervin Salianji përdorën mjete piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) të ndihmuar dhe nga deputeti Luan Baçi i cili mbante me vete disa flakadanë. Veprimet e deputetëve penguan zhvillimin e rregullt të rendit të ditës duke detyruar drejtuesen e seancës të kalojë në procesin e votimit" shkruhet në kërkesën e PS-së
Deputetët që kërkohet të përjashtohen
1- Ervin Salianj
2- Luan Baçi
3- Bledjon Nallbati
4- Asllan Dogjani
5- Isuf Çela
6- Lefter Geshtenja
7- Xhelal Mziu
Deputetët e PS që kanë firmosur për të kërkuar masë disiplinore janë
1- Anduel Tahiraj
2- Ilir Metaj
3- Baftjar Zeqaj
4- Hatixhe Konomi
5- Antoneta Dhima
6- Pranvera Resulaj
7- Desantila Tahiraj
Lajmi kryesor:
Kaosi në kuvend, përjashtohen dhe 7 deputetë të Berishës e Bardhit! Të enjten opozita në kuvend 'e tkurrur', me 13 deputetë më pak (EMRAT)
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1441
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Ervin Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij
15 Dhjetor, 14:01
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirës mbi të keqen
11 Dhjetor, 20:18
-
Ervin Salianji letër nga qelia: Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s’ka rini!
7 Dhjetor, 11:43
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
4 Dhjetor, 13:11
-
U mor i pandehur, Dogjani sulmon SPAK: Pse nuk heton vilat e Ramës dhe qeverisë? Ndjekje politike e dirigjuar nga PS
4 Dhjetor, 13:05
-
Çohet për gjykim deputeti i PD, Asllan Dogjani! SPAK: Bleu apartament 122 mijë € cash! Kontratë fiktive për të justifikuar pasurinë
3 Dhjetor, 09:46