Ajo tashmë është fizikisht një femër dhe në shpirt gjithashtu, pasi prej vitesh është shprehur se ka kuptuar se i përket gjinisë femërore. Pikërisht për faktin se ka pranuar hapur në media transformimin e saj rrënjësor, nga mashkull në femër, Linda Rei bëhet shpesh qendra e vëmendjes në rrjetet sociale.
Mirëpo ende ka shumë njerëz që janë kuriozë dhe shpesh herë e pyesin për vendimin drastik që ka marrë. “Pse vendose të bëheshe femër,”- e ka pyetur një nga ndjekësit në Instagram.
"Se po u mërzisja një ditë, s'kisha wifi dhe nuk dija ça të bëja, kapa gërshërët dhe e preva, pastaj mos të shkonte dëm e skuqa me 3 vezë dhe djathë të bardhë, bukë të thekur, dhallë, sallatë jeshile dhe hëngra darkë,"- i është përgjigjur Linda.
Foto e publikuar nga Linda Rei
Sigurisht që e gjitha kjo ka qenë një përgjigje me humor pasi Rei ka rrëfyer shumë herë me detaje motivet që e shtynë të ndryshonte jetën e saj dhe mund të jetë lodhur nga kjo pyetje.