Kapen 2 kg heroinë nga Turqia
dy në pranga, dy në kërkim

Kapen 2 kg heroinë nga Turqia<br />dy në pranga, dy në kërkim
TIRANË- Rreth 2 kilogramë drogë e llojit heroinë është sekuestruar në kryeqytet. Lënda narkotike është gjetur në Komunën e Parisit. Gjatë operacionit të realizuar nga Antidroga në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë dy persona.
 
Të arrestuarit janë shtetasit: Franc Malo, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, dhe shtetasi Gerald Muçollari, 28 vjeç, nga Tirana.

Sipas informacioneve policore, droga prej 2 kg heroinë që ishte ndarë në 4 pako kishte origjinë nga Turqia për shitjen e saj në tregun e brendshëm. 

Ndërkaq, vijon operacioni i policisë i quajtur “Progress”,  për arrestimin e 2 personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, të cilët janë shpallur në kërkim.
 
Policia po vijon punën për hetimin e ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

Franc Malaj i dhe Gerald Muçollari
(Në Foto: Dy të arrestuarit Franc Malo dhe Gerald Muçollari, duke u shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë