VLORE - Policia e Vlorës ka vënë në pranga 22 klandestinë, në dy operacione antitrafik, si dhe janë vënë në pranga 3 shtetasit shqiptarë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat i këtyre operacioneve është bërë i mundur arrestimi i 17 klandestinëve nga Siria, Eritrea dhe Senegali të cilët po transportoheshin nga shtetasi shqiptar Shkëlzen Hysa 22 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i cili u arrestua në flagrancë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë klandestinët kishin paguar 2 mijë euro për të shkuar nga Greqia në Serbi.
Po ashtu në Himarë janë vënë në pranga 5 klandestinë të tjerë nga Kongo si dhe u arrestuan në flagrancë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasit shqiptarë Dhimitër Krisafi 30 vjeç dhe Erlind Guce 25 vjeç, të dy lindur dhe banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com