GJIROKASTER - Policia e Kakavijës ka arrestuar 41 klandestinë ilegalë që vinin nga Siria dhe Sudani. Klandestinët, mes të cilëve 7 gra dhe 2 fëmijë, kishin mundur të hynin ilegalisht nga Greqia dhe mësohet se destinacion kishin Malin e Zi.

Arrestimi i tyre u bë i mundur, poshtë fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, ndërkohë që pas ndalimit, klandestinët iu dorëzuan palës greke.

Kjo nuk është hera e parë që policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar klandestinë nga vendet e lindjes së mesme që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)