TIRANE- Një operacion i përbashkët i Doganës së kryeqytetit dhe Policisë së Tiranës ka çuar në ndalimin e 7 klandestinëve Sirianë. Këtë herë shtetasit sirianë janë gjetur brenda një kamioni i cili kishte hyrë në ambientet e doganës së kryeqytetit për t’u zhdoganuar. Teksa doganierët kalonin në sitë elektro-shtëpiaket që ndodheshin në këtë mjet kanë hasur dhe praninë e klandestinëve të fshehur brenda karrocerisë.

Kamioni i nisur nga Turqia sillte në Shqipëri fshesa korrenti, teksa klandestinët janë gjetur në mes të karrocerisë të mbështjellë me mushama.
 
“A1 Report” ka mundur të sigurojë fotot ekskluzive ku siç shihni personat janë ndaluar dhe menjëherë ata janë marrë në pyetje në lidhje me itinerarin e përshkruar, teksa dyshohet se ata të jenë nisur nga Siria për në Turqi, më pas Greqi e për të përfunduar në Shqipëri.
 
Policia e Tiranës për të hedhur dritë në lidhje me intinerarin dhe përfshirjen e mundshme të grupeve kriminale në këtë rrjet ka ndaluar dhe shoferin e kamionit turk me targa TR 33 BZU 52.

klandestinet
klandestinet me logo
FOTO të tjera
targa klandestinet
(Foto: Momenti kur janë zbuluar klandestinët e fshehur në kamion)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)