SHKODER- Tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin ka rezultuar e dështuar për 8 klandestinë nga Siria, Pakistani dhe Somalia.
Policia kufitare në Hanin e Hotit ka kapur 6 sirianë, 1 pakistanez dhe 1 somalez mbrëmë rreth orës 23:00 në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.
Sipas dëshmive të dhëna pranë grupit hetimor klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, në qytetin e Gjirokastrës.
Përmes një transportuesi shqiptar, i cili u kishte marrë klandestinëve nga 300 euro secilit, për t’i sjellë deri në Hanin e Hotit.
Por edhe pse kanë mbërritur në pikën kufitarë të Hanit të Hotit, ku kishin qëndruar për 4 ditë me radhë, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, tentativa e tyre ka rezultuar e dështuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com