HOLANDE- Nëntë shqiptarë dhe 2 vietnamezë u ndaluan nga Policia Ushtarake Mbretërore në portin Hoek të Holandës, të cilët ishin fshehur në një anije me vela që erdhi nga Harwich e Britanisë së Madhe.
Siç shkruan “ANP”, në këtë port, policia e shtetit arrestoi 11 azilkërkuesit që qëndronin në një anije, ndërsa nga një kërkim i rojeve bregdetare britanike, nuk kanë dalë rezultate konkrete rreth zbulimit të rrjetit që i kishte trafikuar atje.
Ndërkaq, mendohet se gjatë ndjekjes nga britanikët, 2 shqiptarë janë hedhur nga bordi i anijes, por ky mbetet ende një fakt i pakonfirmuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com