BELSH-Policia ka arrestuar dy persona, ndërsa bllokoi 29 kg kanabis. Të arrestuarit janë Nandi Leshi 26 vjeç dhe Daniel Metushi 40 vjeç të dy banues në Lushnje.

28 kg kanabis u sekuestrua në makinën me të cilin po udhëtonin dy personat që u arrestuan, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e Nandi Leshit u sekuestrua një kg po kanabis.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

Daniel Metushi
Daniel Metushi
Makina dhe kanabisi i bllokuar 

d.b/shqiptarja.com