Kapen me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë në Itali

Kapen me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë dhe një italian kanë rënë në pranga të policisë italiane në Treviso, pasi janë kapur në flagrancë duke shitur drogë.

Mediet raportojnë se policia sekuestroi 58 kilogramë drogë dhe 410 mijë euro cash. Arrestimi i dy shqiptarëve dhe italianit u bë pasi lëvizjet e tyre u mbajtën në vëzhgim për disa kohë nga karabinierët.

Ata u kapën në shtëpinë e italianit, një 45 vjeçar. Shqiptarët janë të moshave 32 dhe 43 vjeç.

Mediat shkruajnë se menjëherë sapo kanë hyrë në banesë kanë nuhatur erën e fortë të marijuanës që vinte nga kati i parë.

Konkretisht policia sekuestroi 49 kilogramë hashash, 8 kilogramë marihuanë, 35 gram heroinë, 50 gram ekstazi (96 doza totale), 770 cigare elektronike, të markave të ndryshme, të përbëra nga lëngu që përmban përqindje të lartë THC (përbërës aktiv i kanabisit)

410 mijë euro cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, para që dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e shpërndarjes së drogës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Kiara Tito sjell në jetë vajzën, çifti na zbulon emrin e veçantë (FOTO)

Kiara Tito sjell në jetë vajzën, çifti na zbulon emrin e veçantë (FOTO)