TIRANE- - I dashuri i këngëtares Altuna Sejdiut (Tuna), Cozman (Ylber Abdullahu), do përballet para para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë për akuzën e “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Në polici, Cozman ka marrë përsipër autorësinë e lëndës narkotike, që sipas burimeve policore ai e kishte fshehur në mbathje sasinë prej 20 gramë lëndë narkotike cannabis stativa. Menjëherë pas dëshmsië së tij ku ka marrë përsipër autorësinë e drogës, policia ka liruar të dashurën e tij, këngëtaren Altuna Sejdiu. Çifti i këngëtarëve të dashuruar është ndaluar fillimisht për e sinjalistikës rrugore, pasi kanë hyrë me semafor të kuq dhe policia pas konstatimit të kësaj shkelje ka bërë ndalimin e tyre.

Fill pas kësaj, automjeti dhe dy personave i janë nënshtruar një kontrolli fizik, ku Cozmanit i janë gjetur një qese me hashash, ku pas peshimit ka rezultuar 20 gramë. Për këtë sasi droge Cozman, pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë, nëse do hetohet në gjëndje të lirë ose në gjëndje arresti në burg. Momentalisht Cozman, sipas zëdhënes së policisë mbahen i shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë. Për këtë ngjarje është bllokuar dhe një automjet tip foristradë "Range Rover" me xhama të zinj, me targa angleze PEIO SYF.

Analizat e urinës
Në dëshminë që ka dhënë para oficerëve të policisë, Ylber Abdullahu (Cozmani) ka treguar se lëndën narkotike e posedonte ai, dhe se qëllimi i vetëm ishte për përdorim vetjak dhe jo për shitjen e saj. Ai ka rrëfyer në polici se prej disa vitesh është përdorues i rregullt i marijuanës, dhe këtë gjë e ka bërë në Kosovë, Angli e shumë shtete të tjera. Pavarësisht kësaj, me dispozitat ligjore të Shqipërisë edhe përdoruesit dënohet, nëse atyre u kapet në trup, makinë ose në banesë apo vende të tjera sasi droge.

Lidhur me këtë çështje, policia ka kërkuar kryerjen e një eskpertimi biologjik të urinës, për të mësuar nëse këngëtari (Cozmani) është vërtet përdorues droge ose jo. Praktika ligjore e ndjekur në gjykatën e Tiranës ka treguar se edhe analizat biologjike kanë nxjerë se i arrestuari dilte si përdorues droge, sërisht ai është dënuar nga gjykata e Tiranës.

Arresti pas koncertit
Këngëtari Cozman ishte nën shoqërinë e këngëtares Altuna Sejdiu dhe dy personave të tjerë, ku po ktheheshin nga një koncert i mbajtur tek ish-piramida. Ndalimi është bërë nga policia në zonën pranë kryqëzimit tek stacioni i Trenit. Fillimisht këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht kontrollin duke u shprehur se: ”…unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni…”.

Por më vonë pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, këngëtarit Cozman, Altuna ka kërkuar mëshirë nga ana e efektivave të policisë duke u shprehur “…ju lutemi na falni se hashashin e kemi për përdorim vetjak…”. Mirëpo pas konstatimit të lëndës narkotike Cozman është prangosur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme hetimore në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. E ndaluar është mbajtur dhe këngëtarja Tuna, për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
 
Reagimi Menxheri i Cozman Tuna dhe reperi janë tashmë të lirë
Menaxheri i këngëtarëve Cozman dhe Tuna, me anë të një komunikate për media ka pranuar ndalimin dhe shoqërimin e tyre nga policia e Tiranës, por saktëson se ndalimi është bërë për mosrespektim të semaforit. “Menaxhmeri i reperit, Cozman dhe Tuna, i hedhë poshtë kategorikisht të gjitha raportimet e rrejshme të mediave dashakeqe dhe konspirative,se artistët janë zënë me mjete narkotike në kryeqytetin e Shqipërisë,në Tiranë.

Fenix Team sqaron për publikun dhe mediat se këngëtarët janë ndalur nga policia, 10 minuta pas përfundimit të performancës së tyre në “Summer Fest 2015” në Tiranë,organizuar nga “Top Channel”,dhe janë ndaluar për drejtim të veturës me shpejtësi dhe mos respektim i rregullave të komunikacionit (mos respektim i semaforit,“kalimi në të kuqe”, e jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.Artistët nuk janë arrestuar. Tashmë janë duke arritur në Dhërmi, ku edhe do të fillojnë xhirimet e projektit të ri muzikor”-reagon menaxheri i Cozman dhe Tuna, Fenix Team.
  
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)