Ish-deputetët e PD në Prokurori/ Alibeaj: Dy duar për një kokë, akti i sotëm i pavlefshëm (VIDEO)

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe 5 ish-deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Artan Frrokaj, sot u paraqitën në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre, pasi në 16 shkurt u futën me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbaheshin të shoqëruar disa protestues, dhe nisin të përplasen fizikisht me efektivët e policisë.

Në përfundim të seancës së sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi për mediat, pas daljes nga prokuroria se janë të angazhuar për të dalë e vërteta dhe lidhur me këtë në datë 19 shkurt kanë bërë një kallëzim penal, i cili sipas tij duhet të hetohet.

"Sot në orën e caktuar bashkë me të gjithë kolegët duhet të paraqiteshin në cilësinë e personit nën hetim. Personin nën hetim është i njëjtë me të pandehurin dhe ka të drejtë të mos vijë. Por në respekt të ligjit erdhëm në zyrat e shtetit. Sot i bëra të ditur edhe prokurorit të çështjes që aktet të mos kalojnë nëpërmjet medias por të vijnë direkt në dorën tonë. Ne nuk dimë se çfarë materialesh ka mbledhur prokuoria. Ne jemi të angazhuar për të dalë e vërteta. Sot ia çova prokurorit edhe kallëzimin penal. Mirë do të ishte, i kërkova që ky akt, kallëzimi penal i bërë nga ne duhet të hetohet. Kemi paraqitur edhe disa prova të tjera për sinergjinë që ekzisoton mes policisë dhe prokurorisë. Ajo që kemi kërkuar ne në kallëzimin tonë penal duhet të hetoheshin një orë e më parë. Është detyra jonë të respektojmë ligjin dhe të kontribujmë për të dalë e vërteta. Sot akti që ka bërë prokuori është i pavlefshëm, e pranoi edhe vetë.

Dy duar për një kokë. Sot shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në dorë, për të shpëtuar familjen dhe vendin", deklaroi Alibeaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim. Për këtë vepër Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 7 vite burg. 

Në një veprim të paprecedentë, ish-deputeti Flamur Noka, i cili gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë edhe ministër i Brendshëm, tërheq me forcë nga koka një nga efektivët që po mundoheshin të mos lejonin ish-deputetët të hynin forcërisht në zyrën e drejtorit. Asnjë nga ish-deputetët nuk reagojnë. Noka është përleshur fizikisht me efektivin, duke i vënë atij duart në fyt. Në video dëgjohen thirrjet “Hiqi duart", "Mos e prek deputetin", "Do t’ju zhduk”. E gjithë skena ka ndodhur përpara kamerave të televizioneve, por nga një video e re nga kamerat e sigurisë së Policisë, duket ekzaktësisht kur Noka tërheq me forcë nga fyti efektivin brenda ambjenteve të policisë. Procedimi penal nga prokuroria nisi pas publikimit në media të këtyre pamjeve, më 24 maj. Pas protestës së dhunshme para kryeministrisë policia shoqëroi 20 militantë të opozitës.

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat, ish-deputetët e PD mohuan akuzat për dhunë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 30/05/2019 22:15

    Per keto maskaradate ngrihet populli ne protest, Jo per karriget e lulit e te mones.per kete gjykata qensh qe tallen me ligjet.Keta MONSTRA te kalben ne burg.

    Përgjigju
  • CaBone: 30/05/2019 20:57

    Kthim te mbar pjeshkat e shenkollit hahahahaha

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 30/05/2019 14:57

    Keta plehera kurre nuk duhet te marrin pushtetin. Kerkojne te vjedhin prape dihet. Duhen politikane te rinj. Keta jane vetem ik ti te ulem une.

    Përgjigju
  • Emigranti: 30/05/2019 14:02

    Te gjithe ne burg ngjishini plerat..

    Përgjigju
  • Parrucjani: 30/05/2019 13:39

    Shoket e Lulit. Kur u permbyt Shkodra, Luli minister, bashk me shoket e vet pinin whisky,dhe dilnin nji nga nji per intervista, EMERGJENCA KOMBETARE, iken dhe pa pagu. Vetem keta skan te drejt te flasin per moral.

    Përgjigju
  • Klevis: 30/05/2019 13:05

    Nqs eshte i pavlefshem perse shkove para prokurorit si pule e lagur?

    Përgjigju
  • Populli: 30/05/2019 12:29

    Keta felliqesira keta Bajga keta bandite duhet te denohen me burg ,keta kerma duhet te izolohen nga pjesa tjeter e shoqerise keta Jane me keq se nazistet dhe kriminelet e luftes

    Përgjigju
  • Kafsha: 30/05/2019 12:27

    Alimutat e mulshpelles

    Përgjigju
  • Maks: 30/05/2019 11:59

    Kur krenohet ky nipi isa toskes mos ngelt trim ne kemb kercenon policin te pres gjuhen hapu dhe

    Përgjigju
  • Populli: 30/05/2019 11:34

    Eshte kjo arsyeja qe populli nuk i voton keta plehra,keta mashtrues ordinere qe pervec dhunes nuk njohin alternative tjeter.

    Përgjigju
  • felliqe sirat: 30/05/2019 11:09

    kujtojne keta debilat se jane te paprekshem nga ligji?ky qurramani qe perdhoste shqiperine perpara televizioneve hollandeze!!bashke me ate kokcepin dhe kerricin e balliut.do qeshim dhe do themi na ishte njehere pd jaaaa dhe gomeret e saj bashke me saliun

    Përgjigju
  • Donela: 30/05/2019 10:32

    Keta bastarde qenkan cmendur te gjithe ne grup,ka punuar fort Sali Krimineli qe PD-ne ta shkaterroje totalisht dhe ja arriti qellimit,e ka degraduar me keta sharlatane te nivelit zero.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/05/2019 09:53

    Arrestim dhe jo mbrojtje në liri për këta kriminela të pa cip !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka