"Nuk kemi ushtruar dhunë!" Ky ka qenë qëndrimi që 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike të cilët janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, kanë bërë në një konferencë për shtyp.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tyre për dhunën e ushtruar në Drejtorinë e Tiranës më 16-shkurt ku ish-deputetët, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të Drejtorisë duke u konfrontuar fiziksht me policët.

Ish-deputeti Noka ka deklaruar sot se ai nuk ka ushtruar dhunë ndaj policëve por thjeshtë ka tentuar që të largojë ish-deputetin Strazimiri nga duart e policisë. Ndërkohë në pamjet e publikuara në mediat tregohet e kundërta, pasi Noka shihet teksa kap për fyti një nga policët.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se policia i ka ndaluar ata që të merrnin informacion mbi shoqërimet e bëra pas protestës, një e drejtë që sipas Alibeajt deputetët e kanë me kushtetutë.

Më pas deputetët kanë hedhur edhe akuza ndaj drejtuesve të policisë duke thënë se i kanë gjetur të dehur dhe prandaj janë konfliktuar me ta.

Të enjten grupi i deputetëve do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës për tu njohur zyrtarisht me akuzat: "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal. Për këtë vepër Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 7 vite burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
Noka: Unë thjeshtë po largoja policin nga Strazimiri...deputeti është i paprekshëm

Ish-deputeti Flamur Noka ka deklaruar se në përplasjen me policinë në Drejtorinë e Polciisë në Tiranë ai nuk ka bërë asnjë verpim të paligjshëm.

Ndërsa për pamjet filmike të publikuara ai thotë se pamjet janë fshirë dhe se në videon ku duket ai thjeshtë po mundohet të largojë policin nga kolegu Strazimir.

"Jemi përballë një tentative të kërcënimit politik të opozitës nga pushtetit. Ne  si deputet ishim në kryerje të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka ndodhur qeë policia të godase apo dhunojnë deputete në krye të detyrës. Ky eshte rast i paprecedente. Ne videon e shpërndare nga policia dhe prokuroria politike, shikohet qartë që unë largoj punonjesin e policise nga agresioni fizik ndaj deputetit Strazimiri. Deputetet jane të paprekshem.

Punonjesi i policise na ka shtyre. Une kam ndërhyre për t'i hequr duar policit nga fyti i Strazimirtit. Është thjeshtë një ndërhyrje. Polici mundohesh ta ndalonte fizikisht. Thjesht kamë larguar një punonjës të policisë që kapte prej fyti deputetë. Ky është një rast i paprecedentë. Kjo është cështja." është shprehur Noka. 

Ora 13:57
Alibeaj: U përballëm me policë të dehur dhe agresivë

Ish deputeti i PD, Enkeled Alibeaj ka komentuar marrjen në pyetje nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe se çfarë sipas tij ka ndodhur në datën 16 shkurt.

"Ka qënë protesta e parë përball kryeministrisë. Menjëherë pas saj ka ndodhur një valë  gjatë shoqërimesh dhune ndaj pjesmarrësve në protëstë me mbi 50 te shoqëruar. Ne në atë kohë ishim në funksionin e deputetit. Menjëherë pas protestash morëm vesh se pjesëmarrësit u nënshtruan dhunës. Në këtë situatë një grup deputetëtësh në krye zoti Noka. shkuam pranë drejetorisë policisë së Tiranës për të mësuar mbi atë që policia e shtetit po ushtronte ndaj qyetatrëve. Të penguar totalisht nga kupola e policisë u penguam të merrnim informacion. Qëllimi ynë ishte për të ndaluar valën e dhunës dhe terrorit. U penguam në të drejtën tonë. Edhe ligji i jep detyrim për cdo funksionar të infromojë deputetet. Qëllimi ynë ishte të informoheshim. U penguam jo më pak se sa një orë. shkuam me përpjekje në zyrën e drejtorit të policisë. Drejtori i Ramës, prokurorët në një zyrë ishin të impenjuar nga avujt e alkolit,  ndërsa qytertarët dhunoheshin.  jo vetëm kaq por aty u ndodhëm përballë një agresioni të dehur nga alkooli dhe eforia dhe na shtypen edhe ne deputetet e republikës. Vendos edhe dorën për të kapur kaburen se kujt do ja drejtonte. Ne depozituam një kallëzim penal për pengimin e të drejtave." ka thënë Alibeaj.

Ora 13:45
'Hiqi duart, do t’ju zhduk', 6 ish-deputetët që kapën policët për fyti merren nesër të pandehur


Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe 5 ish-deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Artan Frrokaj, nesër duhet të paraqiten në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime. Prokuroria ka planifikuar pyetjen e ish-deputetëve duke filluar nga ora 09:30 e në vazhdim. Burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se pesë ish-deputet do të merren në pyetje dhe më pas ka shumë gjasa që ti komunikohet dhe akuza e "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 16 shkurtit 2019, kur pas protestës së dhunshme që opozita jo parlamentare mbajti tek Kryeministria, ish-deputetët mësynë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, për të kërkuar sërish me dhunë, lirimin e militantëve që u shoqëruan nga uniformat blu pas akteve të dhunshme gjatë tubimit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim. Për këtë vepër Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 7 vite burg. Ish-deputetët e Partisë Demokratike, u futën me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbaheshin të shoqëruar disa protestues, dhe nisin të përplasen fizikisht me efektivët e policisë.

Në një veprim të paprecedentë, ish-deputeti Flamur Noka, i cili gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë edhe ministër i Brendshëm, tërheq me forcë nga koka një nga efektivët që po mundoheshin të mos lejonin ish-deputetët të hynin forcërisht në zyrën e drejtorit. Asnjë nga ish-deputetët nuk reagojnë. Noka është përleshur fizikisht me efektivin, duke i vënë atij duart në fyt. Në video dëgjohen thirrjet “Hiqi duart", "Mos e prek deputetin", "Do t’ju zhduk”. E gjithë skena ka ndodhur përpara kamerave të televizioneve, por nga një video e re nga kamerat e sigurisë së Policisë, duket ekzaktësisht kur Noka tërheq me forcë nga fyti efektivin brenda ambjenteve të policisë. Procedimi penal nga prokuroria nisi pas publikimit në media të këtyre pamjeve, më 24 maj. Pas protestës së dhunshme para kryeministrisë policia shoqëroi 20 militantë të opozitës./Nga Elton Qyno/