ELBASAN- Policia e Elbasanit thotë se ka arrestuar të dyshuarit si autorë të vrasjes së pronarit të diskos, Almir Cani në orët e vona të mbrëmjes së 22- 23 shkurt 2012. Të arrestuarit janë vëllezërit Olti dhe Flori Lamçe.

Viktima u ekzekutua para shtëpisë së tij në lagjen Dyli Haxhire të Elbasanit.

Sipas policisë autori (et) kishte thirrur viktimën me telefon të dalë nga shtëpia dhe më pas është ekzekutuar. Policia thotë se viktima dhe vëllezërit ishin shokë, ndërkohë që raportohen se priten të ekzekutohen dhe urdhërarreste të tjera në lidhje me këtë vrasje. Almir Cani është ekzekutuar me plumb në kokë.
(sg/shqiptarja.com)