Kapërceu gardhin e shtëpisë në Kamëz dhe u largua, zhduket pa gjurmë babi i 8 fëmijëve

Qamil Selimaj rezulton i humbur që prej 5 qershorit. 2 ditë nga humbja e tij familjarët bëjnë apel për ndihmë.

78 vjeçari doli nga banesa herët në mëngjes ndërsa bashkëshortja po bwnte gati nipërit për shkollë. Askush nuk e mendoi se i moshuari do të dilte dhe nuk do të kthehej më. Qamili dhe Minushja janë prindër të 8 fëmijëve. Qamili ka punuar minator një nga minierat e Burrelit, kurse e shoqja merrej me rritjen e fëmijëve. Në vitin 2010, familja Selimaj transferohen nga Burreli në Valias-Kamëz për një jetë më të mirë, ndërsa ngritën një shtëpi. Qamili merrte pensionin e minatorit ndërsa sakrifikonin për rritjen e fëmijëve. Në vitin 2017 Qamili pati pësuar një aksident  pasi u përplas nga një makinë.

Që nga ai moment, ai nisi të kishte problem serioze me kujtesën. Ai nuk njihte as familjarët e tij. Datën e 5 qershorit kaloi gardhin e shtëpisë dhe iku në drejtim të paditur. Familjarët bëjnë denoncimin në polici brenda 24 orësh nga ikja e tij. Sot jemi në kërkim të 78 vjeçarit me banim në Tiranë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'