Kontejnerët në anije ishin të ngarkuar me thasë qymyri mbi paleta druri, por pas testeve është zbuluar se paletat ishin me kokainë, e cila ishte kompresuar dhe dukej si dru. Kokaina llogaritet të ketë një vlerë prej 331 milionë euro.
Agjencia Kombëtare e Krimit ne Britaninë e Madhe thotë se janë arrestuar 11 persona, gjashtë nga qyteti i Liverpoolit, dy kolumbian, dy peruan dhe një spanjoll.
“Ne besojmë se kompania ishte duke e dërguar kokainën në një laboratorë për t’u ripaketuar për shpërndarje të mëtutjeshme në Evropë. Me arrestimin e këtyre 11 personave besojmë se kemi ndalur një rrjet kriminal për gjithë Evropën”, është shprehur Greg McKenna, shef i Agjencis Kombëtare te Krimit në Britani.
Foto të tjera..
Redaksia Online
Shqiptarja.com