Një 16-vjeçar është ndaluar nga Policia pasditen e së mërkurës pasi ka qëlluar me armë automatik natën e ndërrimit të viteve, më 31 Dhjetor, e për pasojë janë thyer xhamat e dritareve të shkollës 9-vjeçare të fshatit Rreja e Velës në Mirditë.
 
Gjithcka u zbulua pas gjetjes së automatikut në banesën e të riut me inicialet K.D dhe plumbave pranë shkollës, ku rezultuan të së njëjtës armë.
 
Materialet në procedim të 16-vjeçarit i kaluzn Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Shkëtërrim i prones”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)