TIRANE - Një 26 vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës për akuzën e kallëzimit të rremë, pasi më parë kishte deklaruar në komisariat se është rrëmbyer nga 4 persona ku nga verifimet e kryera, diçka e tillë ka rezultuar e pavërtetë.
Në prangat e policisë ka rënë 26 vjeçarja Edlira Prençi. Sipas policisë, pak kohë më parë Prençi do të kallëzonte pranë uniformave blu se është rrëmbyer nga 4 persona, të cilët më pas e kanë larguar atë në drejtim të Fushë-Krujës.
Menjëherë pas kallëzimit, ka nisur edhe hetimi i policisë, i cili ka nxjerrë në dritë komplet të kundërtën. Sipas policisë, 26 vjeçarja është larguar me dëshirë së bashku me 4 personat në drejtim të Fushë-Krujës.
Kjo pasi vetë 26 vjeçarja në momentin e arrestimit është gjetur në Sukth të Durrësit së bashku me 4 personat e kallëzuar.
Materialet në ngarkim të Edlira Prençit i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale të “Kallëzimit të Rremë”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com