Policia e kërkon në kodrat e Selenicës, killeri Ritvan Zykaj i sfidon nga FB: 'Ç'më keni çarë...'
Killeri gjakftohtë nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes, me të cilët ishte kushërinj, teksa komenton në rrjetet sociale duke sfiduar haptazi policinë e cila e kërkon në kodrat e Selenicës.
Teksa forca të shumta policie RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE e kërkojnë vrasësin e Selenicës në kondrat e fshatit, ai komenton në Facebook në profilin e tij me emrin Ritvan Vani Zykaj. Ritvan Zykaj iu është përgjigjur komenteve të ndjekësve në faqen e tij të profilit sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe jo se është autori i masakrës më të pashembullt që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.
Killeri gjakftohtë nuk është penduar aspak për krimin makabër që ka kryer ndaj 8 anëtarëve të familjes, me të cilët ishte kushërinj, në drejtim të të cilëve zbrazi armën kallashnikov. Komentuesit i shkruajnë se dënimi me vdekje është pak për të. Por Zykaj ka gati përgjigjen me një fjalor banal vetëm pak minuta më parë: "Çmë keni çarë k***". Ritvan Zykaj vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale duke sfiduar haptazi policinë.
Replikat e killerit në Facebook
Policia dyshon se Zykaj ka hyrë online në rrjetet sociale përmes një IP kompjuteri. Ai ka fikur telefonin disa orë më parë. Sinjali i fundit i telefonit të autorit është kapur pranë kodrave të fshatit Selenicë. Favorizuese për killerin është fakti se ai është bari dhe e njeh mirë zonën. Dyshohet se ai fshihet në një shpellë në një zonë të thyer.
Killeri 24-vjeçar, Ritvan Zykaj
Ritvan Zykaj kreu sot aktin më të pashembull në historinë e vendit, duke ekzekutuar me gjakftohtësi të plotë tetë anëtarë të një familje, mes të cilëve edhe tre gra e dy fëmijë të moshës 8 dhe 15 vjeç. Mësohet se familja e viktimave akuzonte 24-vjeçarin për vjedhjen e disa pulave. Sherri ka agravuar pasditen e të premtes në kryerjen e krimit makabër nga Ritvan Zykaj, i cili është aktualisht shqiptari më i kërkuar nga policia.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
36.7%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'
26 Dhjetor, 08:42
-
Mero Baze: Lajmi i rremë që tregon aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve
26 Dhjetor, 08:41
-
Pesë pyetje për 2025-ën
26 Dhjetor, 08:23
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46
I madh prz ka vra 8 vet I gjith shteti e kerkon e ai hyn ne fb e komenton Hahahha
Përgjigju