SARANDA- Është arrestuar në orët e mbrëmjes një 33-vjeçar nga Saranda pasi u kap duke transportuar 20 kg lëndë narkotike.
 
Sipas informacioneve, i ndaluari është Bledar Muço 33 vjeç nga Saranda që transportonte me makinën e tij tip “Alfa Romeo”, 20 kg kanabis sativa. Ndalimi i tij u bë në rrugën Delvinë-Finiq.
 
Ndërkohë, forcat e policisë së Kufirit dhe forcat 'Delta' vazhdojnë operacionet sistematike.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)