Arrestohet, por më pas lihet i lirë, personi që i grabiti pistoletën e truprojes personale të kryeprokurores Ina Rama. Policia identifikoi si autor një minoren të moshës 14-vjeç me inicialet G.P., të cilit veç dokumentimit të grabitjes së banesës së gardistes Marie Rama, i janë “faturuar” dhe pesë raste të tjera në të cilat mendohet se ai është autor i vjedhjeve. Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje të minorenit, ky i fundit ka pranuar autorësinë e krimit duke pohuar se të gjitha paratë e fituara i ka shpenzuar duke luajtur në kazino dhe loto sportive.
Pyetja e 14-vjeçarit është bërë në prani të një psikologu. Para efektiva të seksionit të vjedhjeve 14-vjeçari ka pohuar se është autor edhe i vjedhjes së banesës së gardistes Marie Rama. Ai tregoi se nuk kishte asnjë informacion mbi banesën që ka hyrë për të vjedhur, por sapo ka parë armën e zjarrit dhe disa sende personale i ka marrë ato dhe është larguar menjëherë me shpejtësi. Pas 24 orësh pistoletën tip “Makarov” minoreni ka treguar se ia ka shitur një personi kundrejt shumën prej 30 mije lekë. Nisur nga kjo situatë, policia tashmë ka marrë të dhënat e sakta për blerësin dhe tashmë ka filluar verifikimet për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, që ka blerë nga minoreni pistoletën që është e regjistruar në emër të Gardës së Republikës.
GJASHTE VJEDHJE
Veç vjedhjes së banesës së truprojës së kryeprokurores Ina Rama, rezulton se minoreni me inicialet G.P është autor edhe i pesë grabitjeve të tjera në kryeqytet. Gjatë marrjes në pyetje nga policia 14-vjeçari ka treguar se kishte grabitur një banesë në rrugën “Besa”, si dhe një tjetër shtëpi po në këtë zonë. Brenda një dite ai kishte vjedhur dy banesa në këtë rrugë, ndërkohë që në 3 qershor kishte vjedhur një tjetër shtëpi në rrugën “5 Maji”. Në 11 qershor vijoi me një grabitje tjetër në rrugën “Dervish Lusha”. Ndërkohë që në 15 qershor hyri në banesën e gardistes. Pas arrestimit dhe adminstrimit në dosje të deklarimeve të minorenit me inicialet G.P, ky i fundit është lënë sërisht i lirë për shkak të moshës tepër të ulët. Ai do të ndiqet penalisht në gjëndje të lirë dhe aktualisht materialet hetimore rreth kësaj çështje i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor. Ky nuk është rasti i vetëm që autorë të një seri vjedhjes në Tiranës rezultojnë të jenë fëmijë minoren.
Marre nga Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com