/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet për prodhimin e armëve luftarake dhe municioneve.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë mbrëmjen e djeshme nga ana e Strukturave të Komisariatit të Policisë Pogradec pas operacionit të koduar "MARKATA". Shtetasi Fatjon Papajanis, vjeç 23, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, u arrestua, pasi në magazinën në pronësi të tij në lagjen 3, Pogradec, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 1 (një) mitraloz i lehtë mod.56, 200 copë fisheke mod.56, ndërsa po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm I kaluan Prokurorisë për veprën penale të "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278/2 /3 i Kodit Penal.
/Shqiptarja.com