Bari- Guardia di Finanza dhe funksionarët e portit të Barit kanë ndaluar një makinë të ngarkuar me 20 kilogram marijuanë. I arrestuari është një shqiptar 61 vjeçar.

Makina e ndaluar është e tipit Volkswagen Sharan dhe zbarkonte në Portin e Barit nga një traget që vinte nga Mali i Zi.
 
Siç shihet dhe në video droga ishte e futur në 21 kavanoz metalik të cilët ishin fshehur në serbatorin e makinës.

Gjithashtu mësohet që në të njëjtën automjet sëbashku me drejtuesin e mjetit 61 vjeçar udhëtonin dhe një çift shqiptarësh, që sipas policisë italiane rezulton që nuk kishin dijeni për drogën e fshehur në serbator.


Redaksia Online
(e.n /shqiptarja.com)