Në komunën Vedano Olona të Italisë është arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare pasi është kapur me 55 kg kokainë.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinën e tij, teksa është vërejtur nga policia vendore duke u endur me dyshim pranë një zone industriale të komunës.

Fillimisht 33-vjecari u mundua t’i shmanget policisë por ata e ndoqën dhe e ndaluan.

Pas kontrollit të ushtruar në makinën e shqiptarit, ata identifikuan një sasi prej 55 kg kokainë, të cilën autori e kishte mbështjellë me letra me logon e koronavirusit.

Në cilësinë e provës prokuroria ka sekuestruar sasinë e konsiderueshme të kokainës, automjetin si dhe 1.500 euro dhe 4 gramë marihuanë të cilat u gjetën në shtëpinë e shqiptarit pas kontrollit të ushtruar nga policia.

Shqiptari është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në burgun Varese.