TIRANE - Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, është arrestuar dje në flagrancë pasi ka marrë 2 mijë euro për t’i dhënë leje mjedisore një subjekti.

Albert Topçiu, 53 vjeç me detyrë Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit. Arrestimi i tij u mundësua nga Seksioni Kundër Korrupsionit në kuadër të operacionit policor të koduar “Licenca e fundit”.

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes është hetuar me metoda proaktive për 3 muaj, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Albert Topciu%u200F me logo

Njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës

Më datë 27.06.2014 nga Seksioni Kundër Korrupsionit në kuadër të operacionit policor të koduar “Licensa e fundit”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Albert Hasan Topçiu, 53  vjec, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në Agjensinë e Kombëtare të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

Arrestimi i tij, u krye pasi dyshohet se ka abuzuar duke i dhënë lejen mjedisore një subjekti, kundrejt një shpërblimi në shumën  prej 2000 euro.

Hetimi  është  ndjekur me metoda proaktive për një periudhë kohore prej 3 muajsh, në bazë të proçedimit penal të vitit 2014, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë arrestimit në flagrancë të tij, ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale  shuma e parave prej 2000 eurosh.

Aktualisht  vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)