VLORE - Forcat e policisë së Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë arritur të zbulojnë dhe sekuestrojnë 150 kg kanabis sativa , të fshehura në një kamion tip “Volvo” në portin e Vlorës dhe kishte si destinacion shtetin fqinj të Italisë. Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit.
Mësohet se droga u gjet e fshehur në paletat e drurit të kamionit me targa VL 4123 C, dhe kishte si destinacion Italinë. Policia arrestoi edhe drejtuesin e kamionit, Vlater Hazizaj, 40 vjeç.
Deri më tani nuk dihet ende se nga ishte marrë sasia e lëndës narkotike, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrjetit të trafikut.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com