Një 38-vjeçar u ndalua nga Policia kufitare në Rinas, ku ju sekuestruan 26 mijë e 500 euro të padeklaruara.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të  kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast  i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve materialet do t\i kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë".