Peshku gjigand prej 104 kilogramësh ngec në rrjetën e peshkatarëve (FOTO)

Djemtë me peshkun gjigand

Një peshk gjigand prej 104 kilogramësh është kapur në Spanjë.

Sipas "Mirror", Robert Webb ishte në ditën e fundit të ekspeditës së peshkimit në Spanjë kur kapi peshkun në grepin e tij.

Mendohet që peshku të jetë më i madhi në llojin e tij të kapur në Evropë.

63 vjeçarit iu  deshën 40 minuta për të tërhequr peshkun e madh, specie e rrallë e racave albine.

Robert  tha: "Isha i vendosur për ta çuar deri në fund. Ishte e mrekullueshme të shihej."

Ora 13:39
Kapet peshku gjigand prej 104 kilogramësh, i pari në ktë lloj
1/4
E.D./Shqiptarja.com
Komento