Një peshk gjigand prej 104 kilogramësh është kapur në Spanjë.
Sipas "Mirror", Robert Webb ishte në ditën e fundit të ekspeditës së peshkimit në Spanjë kur kapi peshkun në grepin e tij.
Mendohet që peshku të jetë më i madhi në llojin e tij të kapur në Evropë.
63 vjeçarit iu deshën 40 minuta për të tërhequr peshkun e madh, specie e rrallë e racave albine.
Robert tha: "Isha i vendosur për ta çuar deri në fund. Ishte e mrekullueshme të shihej."
Ora 13:39
Kapet peshku gjigand prej 104 kilogramësh, i pari në ktë lloj