DURRËS - Pavlina Nushi, pronarja e një lokali në lagjen nr.4 të qytetin bregdetarë të Durrësit është përfshirë në një konflikt të çastit në ambjentet e biznesit të saj me 2 persona të tjerë dhe me bashkëpronarin e saj.
Policia e gjendur aty ka ndërhyrë për shuarjen e konfliktit, por 4 personat (Përparim Turra, 57 vjeç,banues në Durrës; Xhorxhi Deda, 52 vjeç, banues në Durrës; Pavlina Nushi 55 vjeçe, banuese në Durrës dhe
Ilirjan Nushi 53 vjeç, banues në Durrës) nuk u janë bindur efektivëve blu. Sipas Policisë së Durrësit mësohet se 4 personat ishin konfliktuar për motive të dobëta. Policia ka ndërhyrë dhe ka kërkuar shoqërimin e tyre për në komisariat por, ata e kanë kundërshtuar me forcë policinë, e cila më pas ka bërë edhe arrestimin e pronares së lokalit dhe 3 personave të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com