Një 25-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Lombardi ndërsa ishte në zyrat e biznesit të tij. 

Sipas mediave italiane ai është i dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë. 

Mbi 25-vjeçarin shqiptar rëndojnë akuzat për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Për të riun shqiptar të cilin mediat italiane nuk e kanë identifikuar kishte një mandat arresti ndërkombëtar.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)