VLORË - Një 21-vjeçar shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij 20-vjeçare. Këtë aktivitet kriminal i riu Klaudio Kovaci e kryente në bashkëpunim më një 39-vjeçare, të dy të arrestuar tashmë nga Policia e Vlorës.
 
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, policia thotë se në kuadër të operacionit "Minorenia", u bë i mundur shkatërrimi i kësaj baze të prostitucioni, ku u vunë në pranga, Laureta Alili 39 vjeç (tutore), Klaudio Kovaci 21 vjeç (tutor) dhe vetë 20-vjeçarja Xh.Ç, të tre me banim në Vlorë.
 
Kovaci dhe 39-vjeçarja e nxirrnin për të protituuar të renë në Parkun e Tregtisë, duke e shfrytëzuar atë për 5 mijë lekë.

Sipas Policisë, Klaudio Kovaci rezulton i dënuar më parë për Vjedhje, ndërsa bashkëjetuesja e tij akuzohet tashmë për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” kundrej përvetësimit të pagesës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)