VLORË - Një 29-vjeçar nga Kanina e Vlorës u arrestua nga policia pasi ju gjetën gjatë kontrollit fizik të tij, një pistoletë luftarake TT model 54 dhe një krehër me 7 fishekë. Sipas policisë arma pa leje ishte e mbushur, gati për të kryer qitjen, çka ngre dyshime se i riu ishte përgatitur për të bërë ndonjë krim.

Policia e qytetit bregdetar vuri në pranga Skerdilajt Xhindin, ndërsa veç sekuestrimit të armës, policia i bllokoi edhe një makinë Audi Q-7 me të cilën ai lëvizte.

Xhindi u arrestua rreth orës 20:15 të 19 janarit në lagjen "Pavarësia" pranë vendit të quajtur "Pallati i Aleksandrisë”.

vlonjati q7

vlonjati q7

vlonjati q7

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)