MILANO- Policia italiane ka vënë në pranga Kastriot Zhubën i kërkuar në Shqipëri për vrasje të trefishtë. Zhuba është vënë në pranga nga policia italiane pasi mbrëmjen e kaluar ka vrarë 2 persona të tjerë me kombësi shqiptare.

Arrestimi i Zhubës ka ardhur thuajse 24 orë pas vrasjes së dy shqiptarëve të tjerë, Arben Kthellan, 37 vjeç dhe djali i xhaxhait tij Mondi Kthella 41 vjeç nga fshati Manat i Lezhës.